Shqiperia Etnike

Members Login
Username 
 
Password 
    Remember Me  
Post Info TOPIC: Vallet popullore tradicionale


Newbie

Status: Offline
Posts: 3
Date:
Vallet popullore tradicionale
Permalink  
 


Nje nga vallet shume te bukura shqiptare eshte Vallja e Osman Takes:

Vallja e Osman Takes lindi ate dite, kur ai para se ta varnin, kerkoi te kerceje

dance+osman+taka.jpg

Nuk besoj se ka ndonje shqiptar, qe te mos njohe vallen e famshme te 'Osman Takes' dhe mos kete pasur deshire ta shohe, por edhe ta kerceje nje here. Eshte nje nga vallet me te bukura burrerore Shqiptare.

Por shume pak jane ata qe njohin historine e vertete te kesaj valle te mrekullueshme trimerore. Zanafillen e saj, kjo valle e ka nga qyteza e Konispolit, qe ndodhet ne skajin me jugor te Shqiperise.

Osman Taka pra, ishte nje rebel kokekrisur, qe ishte kunder pushtuesve Turq. Thone se ishte nje djalosh i bukur, qe me fustanellen e tij te bardhe fluturonte, me disa shoke besnike dhe trima, nga mali ne mal dhe u kishte futur tmerrin pushtuesve osmanllinj. Aso kohe, te gjithe ata qe rebeloheshin kunder pushtuesve turq, ju vihej emri 'kusare', sepse qe te rronin ne male te ndjekur nga ushtaret turq, detyroheshin shpesh te rrembenin bageti dhe ushqime te tjera qe te mundnin te kalonin, sidomos dimrin.

Dikur turqit e rrethuan grupin e vogel te trimave te Osman Takes dhe, megjithese luftuan me trimeri, turqit munden te kapin te gjalle Taken trim dhe disa shoke te tij. I cuan ne qytetin me te afert dhe si u bene nje gjyq te shpejte, i denuan me vdekje, t'i varin ne litar.

Kur erdhi dita e ekzekutimit kishte ardhur dhe pashai i vilajetit, sepse varja e Osman Takes ishte nje ngjarje me rendesi dhe deshironte ta ndiqte vete pashai. Ishte bere zakon qe te denuarin me vdekje ta pyesnin per deshiren e tij te fundit para se ta conin ne litar.

Kur pyeten Taken se c'deshire kishte per te fundit here ai u pergjigj:

"Dua te kercej nje valle perpara pashait turk!"

Meqenese deshira e te denuarit me vdekje ishte e deturyeshme, lajmeruan pashane per kerkesen e shqiptarit te krisur. Pashai e pranoi kerkesen dhe, si ishte e natyrshme, ne oborrin ku ishin ngritur trekembeshat, u mblodhen te gjithe funksionaret dhe shoqeruesit e vezirit. Pas pak sollen te shoqeruar Osman Taken, i cili kishte kerkuar t'i sjellin nje fustanelle te bardhe dhe nje kreher, qe te krehe mire floket dhe mustaqet e zeza. Sigurisht qe kishin lajmeruar dhe sazet me gerneten perkatese sipas kerkeses te denuarit. Ai iu afrua sazexhiut dhe i peshperiti dicka ne vesh, duke kenduar pa ze nje melodi. Klarineti e kapi menjehere melodine.

Nderkohe, kerkoi nje shami dhe nje nga shoket e tij ta mbaje. Me nje levizje te kokes te pashait, iu plotesuan te gjitha kerkesat nderkohe pashai shpresonte nenshtrim, qe t'i falte jeten... Me ne fund Osman Taka, me shami ne dore dhe i mbajtur nga nje shok i tij, qendroi ne mes te rrethit te njerezve kundrejt trekembeshave dhe ja nisi i pari kenges:

"Hajde more Osman Taka...!"

Gerrneta e kapi menjehere melodine dhe trimi shqiptar nisi te kerceje vallen legjendare atje, perpara armiqve te tij dhe vdekjes... kercente kaq bukur dhe kur hidhej perpjete, si pellumb i bardhe me fustanellen e tij, duke thirrur 'hoooopa!' Rrotullohej ne vend duke qendruar mbi nje kembe dhe atje ku prisje te binte pertoke, hidhej perpjete dhe kembet e tij arrinin supet e trimit qe e mbante perdore. Te gjithe te pranishmit e veshtronin me admirim dhe habi, duke harruar se ai ishte i denuar me vdekje dhe nje armik e rendit turk.
Kur mbaroi, i mbytur ne djerse, drejtoi trupin dhe fshiu ballin me shami. Te pranishmit nuk u permbajten dhe duartrokiten...Valltari kerkoje nje gote uje dhe si piu, thirri:

"Tani jam gati te shkoj ne litar per vatanin tim!"

Te gjithe prisnin shenjen e pashait qe te ekzekutohej denimi, por u habiten kur pane se pashai fshiu syte e lotuar. Pastaj, parpritur, u ngrit dhe me hapa te shpejta shkoi dhe e perqafoi Osman Taken. I denuari nuk e kuptoi dhe besoi se do t'i kerkonte nenshtrim, prandaj u terhoq nga krahet e pashait.

Atehere pashai thirri:

"Nje valltar si ky nuk shkon kurre ne litar!"


__________________
Page 1 of 1  sorted by
 
Quick Reply

Please log in to post quick replies.

Tweet this page Post to Digg Post to Del.icio.us


Create your own FREE Forum
Report Abuse
Powered by ActiveBoard